Telegrafi

Ndalohet një 52-vjeçar nga Shkupi, për të ishin lëshuar dy fletarreste

Sot rreth orës 13:00 në rrugën “John Kenedy” në Shkup, zyrtarë policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë ndaluar 52-vjeçarin H.K. nga Shkupi, njoftojnë nga MPB.

Ai kërkohej me dy fletë-arrest qendror në bazë të urdhrave të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg të përgjithshëm prej një viti e shtatë muaj për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”.

Personi është dërguar në burgun e Shkupit për vuajtjen e dënimit me burg!, thonë nga MPB./Telegrafi/