Telegrafi

Ndalohet një 51-vjeçar në Ohër, kapet duke vjedhur

Foto: Ilustrim

MPB-ja njofton se dje rreth orës 14:00 në Ohër, zyrtarë policorë të MPB-së së Ohrit kanë ndaluar D.M.(51) nga Strumica.

Ai është kapur duke kryer vjedhje në një lokal shitjeje, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Sendi i vjedhur i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës./Telegrafi/