Telegrafi

Ndalohet një 50-vjeçar nga Shkupi, kapet me armë pa leje dhe lëndë narkotike

MPB njofton se ka ndaluar një 50-vjeçar nga Shkupi për shkak se në shtëpinë e tij është gjetur armë dhe lëndë narkotike.

“SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S.(50) nga fshati Mojanci, Shkup, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse” dhe “prodhim i paautorizuar dhe lëshimin në tregti të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më datë 29.08.2024, punonjës policie të Njësisë së Tregtisë së Paligjshme në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale pranë MPB-së kanë ndaluar të paraqiturin pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Mojanci, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta Ecol Alp”, një 9 mm me tre fishekë, një pistoletë me markë “Battle State” 106 fishekë, një peshore dixhitale, kërcell kanabisi dhe sende të tjera”, thonë nga MPB.