Telegrafi

Ndalohet një 50-vjeçar në Shkup, është sjell në mënyrë agresive me policët

Foto: Ilustrim

MPB njofton se ka ndaluar një person në Shkup i cili është sjell në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët ishin në detyrë

“Dje, në orën 12:30, në kabinën e fotografimit “Prolet” për dokumente personale në Shkup, policët nga SPB Shkup e kanë ndaluar E.Sh (50) nga Shkupi për shkak se ka cenuar rendin dhe qetësinë publike, ndërsa është sjell në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët ishin duke kryer veprime zyrtare, njoftojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës./Telegrafi/