Telegrafi

Ndalohet një 44-vjeçar në Shkup, kapet me lëndë narkotike

MPB njofton se dje kanë kryer bastisje në një objekt në Vallkovë të Shkupit, në të cilën ka zbuluar lëndë narkotike.

Me datë 19.07.2023 në ora 06:40, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup e kanë ndaluar A.M.(44) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Volkovë të Shkupit, i kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marihuana dhe një peshore digjitale.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/