Me datë 06.11.2024 në ora 23:30 në Strumicë, punonjësit e policisë nga SPB Strumicë kanë ndaluar GJ.A. (41), menjëherë pas vjedhjes së një Tobako në Strumicë, nga ku ka marrë një çantë me para dhe dokumente personale.
Pas kontrolleve është konstatuar se personi ishte në kërkim me urdhër për vuajtje të dënimit me burgim prej një viti për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas së cilës është dërguar në burgun e Strumicës për vuajtje të dënimit me burg.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një raport përkatës./Telegrafi/