Telegrafi

Ndalohet një 41-vjeçar në Kërçovë, transportonte dru në mënyrë ilegale

Gjatë ditës së djeshme , respektivisht rreth orës 19:05, policia ka ndaluar 41-vjeçarin L.Z. nga fshati Kolarë i Kërçovës pasi i njëjti është kapur duke transportuar dru për zjarr, pa dokumentacion përkatës.

“Ai me automjetin e pasagjerëve me rimorkio, të markës “Seat Toledo”, me targa të Kërçovës, po transportonte dru zjarri – dru ahu, pa vulë. Gjithashtu gjatë kontrollit të tij është konstatuar se L.Z. nuk posedon asnjë dokumentacion për drutë”, shtojnë nga MPB.