Nga MPB njoftojnë se 38-vjeçari M.M. nga fshati Cvetovë i komunës së Studeniçanit është ndaluar për shkak të një ndërtimi pa leje.
Nga MPB njoftojnë se ndaj tij është parashtruar kallëzim penal për shkelje të nenit 244-A nga Kodi Penal.
“Gjatë muajit maj të vitit 2023, gjatë kontrollit të kryer nga inspektori i autorizuar ndërtimor nga komuna e Sopishtës, i raportuari është konstatuar se është duke ndërtuar objekt në një parcelë kadastrale në posedim të tij, pa posedim të lejes së ndërtimit që lëshohet nga komuna e Sopishtes”, thonë nga MPB.