MPB njofton se dje është ndaluar një 35-vjeçar në Kumanovë i cili dyshohet për vjedhje.
“Me datë 12.03.2023 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar J.L.(35) nga Kumanova.
Ai dyshohet se gjatë muajit të fundit ka kryer pesë vjedhje, katër prej të cilave në objekte të shitjes dhe një në pronë private.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/