Policia mbrëmë në rrugën “Dimko Najdov” në Veles ka ndaluar A.E.(34) nga Shkupi për kontrabandim me imigrantë.
“Rreth orës 21:10 në autostradën A1, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit “Seat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe pasi ka shkëputur rrugën rajonale, është ndalur në afërsi të kryqëzimit Karasllarit, ndërsa nga automjeti kanë dalë disa persona.
Menjëherë pas marrjes së masave janë gjetur gjashtë imigrantë nga Siria, pas së cilës janë gjetur shoferi dhe automjeti. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në stacionin policor.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.E. do të dorëzohen parashtresat përkatëse./Telegrafi/