Telegrafi

Ndalohet një 30-vjeçar në Kavadar, kapet me lëndë narkotike

Sot (24.07.2023) Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në Veles kanë arrestuar personin me inicialet J.A (30) nga Kavadari.

Pas masave dhe aktiviteteve të marra paraprakisht dhe në bazë të vendimit të gjykatës, është kryer bastisje në një banesë në Kavadar ku banonte personi në fjalë, gjatë së cilës janë gjetur një qese dhe disa pako me marijuanë, një pako me kokainë, një pako amfetaminë, një peshore digjitale me gjurmë droge dhe një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme.

J.A. është ndaluar në stacionin policor të Kavadarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit në Prokurorinë Themelore Publike do të ngrihet kallëzimi penal përkatës.