Site icon Telegrafi

Ndalohet një 29-vjeçar nga rrethina e Tetovës, krijoi profil të rrejshëm në emër të të miturës dhe e kërcënoi

29-vjeçari I.S nga fshati Cerovë i Tetovës është arrestuar dje nga policia.

Siç bëjnë të ditur SPB Tetovë, ai është raportuar nga një e mitur nga Tetova se ka krijuar disa profile në rrjetet sociale në emër të saj, në të cilat ka postuar fotografi të të miturës, të cilat i ka marrë nga profili i saj pa lejen e saj dhe më pas i ka kërkuar që të ketë marrëdhënie seksuale nëse dëshiron që profilet të fshihen.

“I.S. është ndaluar në stacionin policor dhe kundër tij është parashtruar kallëzim penal dhe sot do të paraqitet para gjyqtarit për procedurë paraprake”, bëjnë të ditur nga SPB Tetovë.

Exit mobile version