Site icon Telegrafi

Ndalohet një 28-vjeçar në Shkup, ka vjedhur para në një farmaci

Një 28-vjeçar nga Shkupi, N.N., është ndaluar sonte në Aerodrom për shkak të dyshimit se sonte në orën 17:30 duke kërcënuar një punonjës, i ka marrë para nga një farmaci në zonën e Aerodromit, njofton MPB.

“Është ndaluar në stacionin policor dhe i janë gjetur paratë e konfiskuara, të cilat do t’i kthehen pronarit”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të rastit ndaj personit do të dorëzohet parashtresa përkatëse./Telegrafi/

Exit mobile version