Telegrafi

Ndalohet një 27-vjeçar në Vallandovë, kapet me lëndë narkotike

Policia dje ka arrestuar dy qytetarë të Gjevgjelisë për tregti të paligjshme me lëndë narkotike, ku njërit prej tyre i janë gjetur dy kilogramë marihuanë, armë dhe municione, njoftojnë nga MPB.

“Dje, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Trafikim ilegale të Drogave, Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave, në koordinim me SPB Strumicë – DPB Valandovë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Vallandovës, i drejtuar nga Z.A.(27) nga fshati Dedeli i Vallandovës dhe gjatë kontrollit në automjet është gjetur një qese me shtatë pako dhe dy thasë me marijuanë në sasi prej 2 kilogramësh. Ndërsa tentoi të arratisej, Z.A. është privuar nga liria dhe për rastin është njoftuar prokurori publik”, kanë thënë MPB.

MPB-ja thotë se dje pak më vonë pas marrjes së urdhrit nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Gjevgjelisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur plumba dhe municione të tjera./Telegrafi/