MPB njofton se gjatë bastisje te banesa e një 27-vjeçarit në Shkup kanë zbuluar lëndë narkotike.
Me datë 22.12.2023 në ora 07:45 në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, zyrtarë policorë nga Njësiti për tregti ilegale në kuadër të SPB Shkup e kanë ndaluar M.Z.(27) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe u konfiskua një material pluhur.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës./Telegrafi/