Telegrafi

Ndalohet një 26-vjeçar nga Berova, transportonte drunjë në mënyrë ilegale

Më datë 06.07.2023, B.K.(26) nga fshati Dvorisht e Berovsë është ndaluar nga policët e Policisë së Vinicës.

“Rreth orës 16:20 në rrugën rajonale në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Peklanskës”, gjatë një kontrolli aksionar të kryer nga punonjësit e policisë nga DPB Vinicë, në bashkëpunim me Stacionin Policor Pyjor Vinicë, është konstatuar se B.K., i cili drejtonte një automjet mallrash me targa të Berovës, transportonte dru zjarri, pa dokumentacion te rregullt.

Pas dokumentacionit të plotë të rastit, do ngriten kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/