Njëzet e tre vjeçar nga Kavadari është arrestuar dje për sulm ndaj policëve, njofton sot nga SPB-Veles.
Siç sqarojnë nga atje, në orën 16:30 në Krivolak, punonjësit e policisë nga DPB–Negotinë e kanë ndaluar personin me iniciale I.B.
23-vjeçari, me vendbanim të përkohshëm në Krivolak, ka sulmuar fizikisht një punonjës policie, i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare.
Më pas, djali ka tentuar të sulmojë me sende druri dhe të mprehta policët që po kryenin detyrat zyrtare./Telegrafi/