Telegrafi

Ndalohet një 19-vjeçar në Shkup, kapet me lëndë narkotike

MPB njofton se policia dje ka ndaluar një 19-vjeçar nga Shkupi, për shkak se tek ai është gjetur lëndë narkotike.

“Më 31.12.2023 në ora 19:45 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup, kanë ndaluar L.R. (19) nga fshati Arnaqi të Shkupi sepse tek është gjetur dhe konfiskuar mariuhanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/