Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar sot se i është ndaluar të largohet nga Serbia dhe se policia e ka ndaluar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, ku, siç thotë ajo, po maltretohet.
Siç ka bërë të ditur ajo në llogarinë e saj në Twitter, asaj i është “ndaluar të largohet nga vendi rrugës për në Podgoricë”.
“Sapo më është ndaluar të largohem nga vendi nga policia kufitare në ‘Nikola Tesla’. Nuk më dhanë arsye për ndalimin e daljes”, ka shkruar Trajkoviç në Twitter.
Слично искуство сам имао пре пар недеља на прелазу Шпиљани. Класична злоупотреба полиције од стране овог режима за разрачунавање против оно мало опозиције што на Космету имају. https://t.co/LFN1LdLZWB
— Марко Јакшић (@jaksicmarko) June 24, 2022
Në një postim të mëpasshëm në Twitter, ajo shkroi se ishte “në ambientet e policisë në aeroport, ku aktualisht po mbahet për intervistim”.
“Unë jam ende duke u mbajtur në një bodrum këtu në aeroport. Askush nuk më afrohet dhe nuk më jep shpjegim. Policia është rreth meje dhe më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi. Mua, një mjeke dhe profesoreshë”, ka shkruar Trajkoviq.
Në postimin e fundit në Twitter, ajo ka thënë se është ndaluar në stilin sovjetik për arsye se të hënën është e thirrur të japë një deklaratë në gjykatë.
“Nuk mu lejua largimi nga vendi, në stilin e vërtetë sovjetik. Arsyeja: Jam thirrur të hënën në Gjykatën e Tretë Themelore për të dhënë deklaratë në ndonjë proces. Në mënyrë të kundërligjshme nuk më është dhënë asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë në këtë proces misterioz. Maltretimi po vazhdon…”, ka shkruar ajo.
Izlazak iz zemlje mi nije dopusten, u pravom sovjetskom stilu. Razlog: pozvana sam u ponedeljak pred Treći osnovni sud da dam izjavu u nekom procesu. Protivzakonito mi nije data nikakva informacija o čemu se u ovom misterioznom procesu radi. Maltretiranje se nastavlja… https://t.co/7tSBN3HOkJ pic.twitter.com/V898bPjD3c
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) June 24, 2022
Ndryshe, politikania nga Kosova dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, njihet si kundërshtare e pushtetit aktual në Serbi. /Telegrafi/