Telegrafi

Ndalohet nëndetësja e punuar me dorë, që transportonte tre ton kokainë

Zyrtarë nga Ekuadori dhe Kolumbia, e kanë përshkruar këtë si: “Gjysmë nëndetëse, që ishte punuar me dorë, në mënyrë artizanale”.

Ministri i Brendshëm ekuadorian, Jose Serrano ka thënë se ka arrestuar tre anëtar të stafit, pa dhënë përshkrime tjera.

Jo zyrtarisht mësohet se kjo nëndetëse ishte nisur për në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë muajit shtator, është zbuluar një nëndetëse e ngjashme, por me shumë më pak sasi kokaine. /Telegrafi/