Policia e Kumanovës dhe policia kriminale në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar një pesëdhjetë e nëntë vjeçar, banues në Bullgari, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer mashtrime për gjoja aksidente trafiku ndaj disa personave, njoftojnë sot nga MPB.
“Dje në ora 15:40 në Kumanovë, punonjësit e policisë së SPB-së, në bashkëpunim me Departamentin e policisë kundër krimit, kanë ndaluar P.M (59) nga Bullgaria.
Ai dyshohet se ka kryer mashtrim në territorin e Kumanovës, në bashkëpunim me disa persona, duke shkaktuar gjoja aksidente trafiku ndaj disa personave.
P.M. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/