Site icon Telegrafi

Ndalohet në Gjermani grupi prej dhjetë personazh, morën me qira makina të mëdha dhe planifikonin sulme në turma njerëzish

Është ndaluar një grup prej dhjetë personazh, që donin të blinin armë dhe kishin marrë me qira makina të mëdha, për të kryer sulme në turma njerëzish në Gjermani.

Hetuesit kanë bërë të ditur, se ata planifikonin të vrisnin sa më shumë njerëz që të mundnin, transmeton Telegrafi.

Të dyshuarit, që janë prej 20 deri në 42-vjeçar, janë arrestuar gjatë një bastisjeje të zhvilluar gjatë orëve të mëngjesit në rrethinën e Frankfurtit.

Ende nuk është bërë e ditur prejardhja e tyre, ndërsa thuhet se i dyshuari kryesor, një 21-vjeçar dhe dy vëllezër 31-vjeçarë, kanë qenë të lidhur me një organizatë islame, të mbyllur për shkak të qëndrimeve fundamentaliste.

Raportohet se ata ishin në kontakt me shitësit e armëve, si dhe kishin angazhuar makina të mëdha transporti. Bashkë me 20 mijë euro, policët kanë marrë gjatë bastisjes edhe një numër thikash.

Herën e fundit që është kryer ndonjë sulm terrorist në Gjemani, ishte në fund të vitit 2016, kur një kamion hyri në turmën e njerëzve dhe mbyti 11 persona, në Berlin. /Telegrafi/

Exit mobile version