Telegrafi

Ndalohet në aeroportin e Ohrit topi me simbolet shqiptare (Foto)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Maqedoni. Në aeroportin e Ohrit një pasagjer është detyruar që të mos merrte me vete një top futbolli, të cilin e kishte blerë për t’a bërë dhuratë.

Ai po udhëtonte drejt Zvicrës, e ndërsa ka qenë duke u futur në avion autoritetet i kanë pikasur një top futbolli me simbolet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Menjëherë i është kërkuar që topin e futbollit të mos e marr me vete pasi nuk kishte simbolet e Maqedonisë, shkruan gazeta Lajm.

Qytetari e ka denoncuar këtë problem në media, dhe e ka cilësuar si ngjarje absurde.

Jusufi është shprehur se arsyetimi i autoriteteve ishte një justifikim i kotë. “Një ngjarje e pazakontë që të kujton kohët e shkuara, ku çdo simbol që lidheshe me shqiptarët ndaloheshte. Edhe arsyetimi ishte absurd, sepse na u tha se topi nuk ka simbole të Maqedonisë ‘’përfundon Jusufi./Telegrafi/