Liam Lye Send është identifikuar nga hetuesit, si personi që ka vendosur kruese dhëmbësh nëpër ulëset e disa autobusëve në Singapor.
Mbi 60-vjeçarin rëndon dënimi për ngacmim të qëllimshëm dhe dëmtim të pronës së luajtshme, për çka mund të dënohet deri në dy vite burg, transmeton Telegrafi.
“Kujdes kur uleni në autobus, mund të shqyheni nëpër karrige”, ka shkruar një udhëtar në rrjetet sociale lidhur me rastin.
Shkaku i këtij veprimi, janë shpenzuar rreth njëmijë euro për riparimin e karrigeve, ndërsa nuk ka raporte se dikush ka marrë ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/