Site icon Telegrafi

Ndalohet me ligj emetimi i ”bombave” të opozitës (Dokument)

Përveç ndryshimeve të Ligjit për falje, deputetët nga OBRM-PDUKM dhe BDI, pa deputetët nga LSDM-së dhe PDSH-së sot miratuan ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e privatësisë, i cili ndalon posedimin, përpunimin, publikimin dhe disponim në çfarëdo mënyre me materiale të cilat rrjedhin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve të kryera në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 duke përfshirë edhe shfrytëzimin e tyre dhe disponimin në procesin zgjedhor, politik dhe qëllime dhe procedura të tjera.

Ligji parashikon edhe dënime me burg për “Atë që do të publikojnë bisedat e përgjuara ose audio ose pjesë të tyre apo transkriptet e tyre, të cilat shkelin privatësinë e jetës personale dhe familjare” (nga një muaj deri në një vit), si dhe për “atë që do t’ia mundësojë një personi të paautorizuar të njoftohet me biseda ose deklarata e cila është e përgjuar apo e regjistruar në audio “(deri në një vit). Ligji u miratua nga 63 deputetë, dhe do të zbatohet nga 1 korriku i 2017-s./Telegrafi/

Exit mobile version