Telegrafi

Ndalohet lëvizja nëpër pyjet e Maqedonisë

Në Maqedoni është vendosur ndalesë lëvizje në pyje duke pasur parasysh rrezikun e shfaqjes së zjarreve në hapësira të hapura për shkak temperaturave të larta.

Ndalesa fillon të vlejë nga dita e sotme, dhe për secilën ditë nga ora 6:00 deri në orën 20:00 dhe do të zgjas deri në heqjen e kësaj ndalese, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ndërmarrja publike ‘Pyjet e Maqedonisë’ ju bëjnë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm nëpër pyetje dhe të shmangin të gjitha aktivitetet që mund të nxisin zjarr.

Lexo po ashtu Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim me rekomandime për valën e ardhshme e të nxehtit në Maqedoni

Drejtori i ndërmarrjes publike ‘Pyjet nacionale’ thotë se faktori kryesor i zjarreve nëpër pyje është njeriu ndërsa vetëm 1 përqind arsye mund të jetë vetëtima./Telegrafi/