Në kalimin në Strazhë prej orës 17:10 pasdite është vendosur ndalesë për lëvizje të makinave të rënda, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
Për shkak të reshjeve të borës, më herët gjatë ditës së sotme prej orës 12:00 deri 16:00 gjithashtu ka pasur ndalesë për lëvizje të kamionëve.
Reshjet e shumta të borës kanë vështirësuar komunikacionin edhe për makinat tjera, duke shkaktuar kështu ndalesa të mëdha./Telegrafi/