Telegrafi

Ndalohet lëvizja e makinave të rënda në Strazhë, Presekë dhe Bukovë

Për shkak të reshjeve të borës, ndalesa për qarkullim të makinave të rënda ngarkuese janë vendosur në grykat malore Bukovë, Strazhë dhe Presekë.

Nga LAMM njoftojnë se në rrugës për Presekë prej orës 16:25 komunikacioni po zhvillohet nëpër njërën korsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Reshje të borës ka në shumë vende në Maqedoni, të cilat pritet të zgjasin deri të enjten./Telegrafi/