Site icon Telegrafi

Ndalohet lëvizja e makinave të rënda në rrugën Gostivar-Mavrovë

Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se është vendosur ndalesë për lëvizje të makinave të rënda, në drejtimin rrugor Gostivar-Mavrovë.

Ky vendim është marrë pasi reshjet e borës kanë vështirësuar komunikacionin në këtë drejtim dhe rrugë tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet në korsi të lagura. Reshje të borës ka në Gostivar, Krushevë, Kodër të Diellit dhe kalimet malore Mavrovë, Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Gjavato.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore./Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version