Rojat e aeroportit të Lisbonës në Portugali, i kanë gjetur një burri një kilogramë kokainë, të fshehura në të pasme.
Sasitë e ndara në dy qese, 32-vjeçari i kishte qepur brenda brekëve për larje, në mënyrë që të duken sikur i ka pjesë të prapanicës, transmeton Telegrafi.
Udhëtari që vinte nga Brazili, kishte rënë në sy nga ecja e çuditshme, derisa u vërejt edhe prej skanerëve të sigurisë.
Atë e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa masa që mundëson krijimin e 5,000 dozave individuale për konsum, i është konfiskuar menjëherë.
Kjo nuk është hera e parë, që në këtë aeroport po ka përpjekje të pazakonta për kontrabandim droge.
Zyrtarët kanë gjetur para pak kohë, mbi 700 kilogramë kokainë të fshehura brenda ananaseve. /Telegrafi/