Jeffrey Lendrum është ndaluar nga autoritetet e sigurisë në Heathrow Airport të Londrës, pasi detektorët i gjetën atij diçka të dyshimtë nën xhaketën e madhe.
Gjatë kontrollit, është gjetur se udhëtari që po vinte nga Afrika e Jugut, kishte fshur në trup 17 vezë shpezësh të rrallë, transmeton Telegrafi.
Në grumbullin e gjetur, janë tri vezë të shqiponjës së rrallë amerikane që është shpallur si specie në zhdukje që nga vitit 2015, pesë vezë të shqiponjës afrikane që han peshq, tetë të petritëve të zinjë afrikan dhe dy të shqiponjës afrikane.
Raportohet se vlera e tyre në tregun e zi, mund të arrijë deri në 100 mijë funte, derisa nuk bëhet e ditur se ku ishte planifikuar të dërgoheshin.
Derisa kontrabandisti është dërguar në mbajtje, vezët janë dërguar në një institut që merret me kultivimin e shpezëve. /Telegrafi/