Site icon Telegrafi

Ndalohet kontrabandimi i një sasie të madhe të ilaçeve nga Maqedonia për Mal të Zi

Foto: Ilustrim

Në kalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” dje është parandaluar kontrabandim i një sasie të madhe të ilaçeve, të cilët duhej përmes Maqedonisë dhe shkonin në Mal të Zi.

Siç njoftojnë nga MPB, më 17 maj në kalimin “Bllacë e Poshtme” në dalje të Maqedonisë, në një makinë “Sharan” me targa të Maqedonisë është gjetur sasi e madhe e ilaçeve të destinuar për Malin e Zi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për ilaçet personat e arrestuar nuk kanë poseduar asnjë dokument, ndërsa nuk i kanë paraqitur as për kontrolle doganore në dalje të Maqedonisë. Z.J i cili ka drejtuar makinën dhe A.H janë marrë në stacionin policor për procedurë të mëtejme.

Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të rastit do të posedojnë procedurat adekuate./Telegrafi/

Exit mobile version