Telegrafi

Ndalohet kontrabandimi i një sasie droge në Tabanovcë

Në vendkalimin kufitar Tabanvoc, janë zbuluar rreth tetë kilogram bimë e llojit kanabis sativa, në një veturë “Smart” me targa të Shqipërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB njoftoi se automjetin e drejtonte shtetasi shqiptar 56 vjeçarë B.O, ndrësa droga e llojit kanabis ishte e fshehur në shasinë e makinës nga ana e djatht dhe e majtë.

Nga ana e policisë po ndërmerren masa të mëtejshme, për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/