Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit vazhdon të jetë në fuqi ndalesa për komunikacion për automjetet e rënda.
Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht gjatë luginave të vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut dhe mjegulla./Telegrafi/