Site icon Telegrafi

I ndalohet hyrja në aeroplan, pasi i gjetën dhjetë gjarpërinj duke i transportuar ilegalisht (Foto)

Në aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës në Indonezi, është ndaluar një burrë që provonte të transportonte gjarpërinj të vegjël në mënyrë ilegale.

Koufiah Jihad Zaki, që kishte blerë biletë për në Jeddah të Arabisë Saudite, i janë zënë qeset me reptilë derisa po kalonte nëpër detektorët me rreze X, transmeton Telegrafi.

Pasi i është bërë kontrolli, i janë gjetur gjarpërinjtë e llojit piton, që i kishte lidhur poshtë pantallonave në të dy këmbët.

Policia e ka publikuar një video, ku Zaki shihet i ulur me qeset e zeza të kapura për këmbe.

Pasi i janë konfiskuar dhjetë gjallesat, ai është dërguar në mbajtje dhe mbi të rrëndon akuza për transportim ilegal të kafshëve. /Telegrafi/

Exit mobile version