Telegrafi

Ndalohet harxhimi i mjeteve të buxhetit në fundvitit

Organet shtetërore, ndërmarrjet publike, fondet, agjencitë dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore ndalohen që festat e fundvitit ti festojnë me ceremoni të ndryshme në llogari të buxhetit shtetëror, raporton agjencia e lajmeve INA. .

“Ndalohet festimi në llogari të ndërmarrjeve, të mos ndahen paketa të fundvitit me para buxhetore dhe të mos paguhen regreset dhe beneficionet e tjera për punonjësit siç është edhe K-15”, theksohet në konkluzat e Qeverisë,

Qeveria gjithashtu i ka rekomanduar edhe komunave që të mos bëjnë harxhime të tilla dhe sidomos për ato komuna që deri tani kanë praktikuar shpërndarjen e rrogës së 13 të fundvitit për punonjësit e tyre. /Telegrafi/