Gjyqtari nga Gjykata e Lartë, Nake Georgiev, është arrestuar sot për pranim ryshfeti, përcjell “Fokus”.
“Sot (20.05.2024) gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është ndaluar për shkak të dyshimit për veprën penale “Marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.
Gjyqtarit është ndaluar në vendin e ngjarjes gjatë kryerjes së veprës penale. Priten udhëzime të mëtutjeshme nga prokurori publik kompetent”, njoftojnë nga MPB.
Georgiev kandidoi për postin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor vitin e kaluar, por dha dorëheqjen sepse djali i tij u zgjodh gjyqtar.
Dorëheqja erdhi pas argumenteve disaditore në Këshillin Gjyqësor se nuk ishte e ligjshme që ai si anëtar i Këshillit Gjyqësor të zgjidhte djalin e tij për gjyqtar./Telegrafi/