Policia në Sichuan të Kinës, e ka ndaluar një furgonin të vogël në të cilin ishin futur dy lopë mjaftë të mëdha.
Në mënyrë që të mbyllej dera e pasme, është dashur të hiqej xhami, sepse pengohej nga të pasmet e mëdha të kafshëve, transmeton Telegrafi.
Pos gjedheve me përmasa të gjera dhe peshë të nadhe, në furgon udhëtonin edhe tre njerëz së bashku me shoferin.
Mësohet se ai po i dërgonte këto lopë te një fermer, që i kishte blerë disa ditë më parë.
Kjo ditë nuk kishte qenë me fat për shoferin, sepse policët kishin gjetur se makina nuk ishte regjistruar. /Telegrafi/