- Policia e Kumanovës sot ndaloi festën familjare në një shtëpi në Kumanovë.
Siç njoftojnë nga SPB Kumanovë në ora 11:20 në SPB Kumanovë është raportuar se në një shtëpi në Kumanovë ka pasur festë familjare, përkatësisht nuk janë respektuar rregullat shëndetësore në kohe pandemie.
“Policët e SPB Kumanovë kanë kontrolluar shtëpinë e T.M (29) dhe aty janë zbuluar mysafirë”, thonë nga policia.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të propozohet parashtesë “mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohe pandemie”./Telegrafi/