Tv Shenja raporton se në afërsi të lagjes Maxhari është ndaluar autobusi me numër 55 i ndërmarrjes “Transporti Publik” dhe më pas është gjuajtur me gurë, përcjell Telegrafi Maqedoni
Sipas informacioneve, autobusi është sulmuar nga një grup prej rreth 20 persona, disa perasona janë lënduar në momentin kur shoferi i autoobusit ka frenuar.
Menjëherë është thirrur policia, ndërsa në vendngjarje ka ardhur edhe ndihma e shpejtë.
Mësohet se ka pasur tentim për të gjuajtur me gurë edhe autobusin e orës 6.20, megjithatë, ai nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar rrugën.
Destinacion të fundit ky autobusë ka pasur komunën e Haraçinës./Telagrafi/