Telegrafi

Ndalohet dentisti mashtrues, pasi nxori 10 dhëmbë pa anestetik (Foto)

Robert ‘Robbie’ Rheinlander është ndaluar nga Policia në Floridë të Shteteve të Bashkuara, pasi i ka nxjerrë një pacienti dhjetë dhëmbë pa i vënë anestetik.

I dyshuari është zbuluar pasi një agjent i fshehtë la takim dhe kërkoi shërbimet e tij, transmeton Telegrafi.

Ai ofronte rregullim dhe nxjerrje dhëmbësh për çmim minimal, në shtëpinë e tij apo të pacientit.

Dentisti mashtrues që punonte ilegalisht dhe pa licencë

Megjithëse pretendonte se është dentist, është zbuluar se ishte vetëm teknik dhëmbësh në vitet 2004-2006 në Karolinën Jugore.

Robbie është shpërngulur nga ai shtet, pasi e ia kishte dëmtuar rëndë dhëmbët e një pacienteje, që më pas i është dashur intervenim kirurgjik.

Pas marrjes në pyetje dhe pranimit të fajit është liruar me kusht, ndërsa pritet që së shpejti të del para drejtësisë. /Telegrafi/