Telegrafi

Ndalohet i dehuri që provoi të drejtonte trafikun si polic (Foto)

Në Kaliningrad të Rusisë, një burrë i paemëruar ka dalë në mes të rrugës dhe e ka luajtur rolin e policit.

I dehuri ka mbajtur në dorë një shishe dhe në tjetrën një qese, ndërsa qëndronte në mes dhe hapte duart si një kontrollues trafiku, transmeton Telegrafi.

I dehuri duke menduar se është polic

Por, veprimi tij nuk ka zgjatur shumë, pasi në vendin e ngjarjes ka shkuar njësiti i Policisë që e kanë larguar me forcë nga vendi ngjarjes.

Për fat të mirë, rasti është raportuar shpejtë dhe ai nuk është shtypur nga ndonjë veturë, e as veprimet e tij nuk kanë shkaktuar ndonjë problem në komunikacion.

Polici i vërtetë e ndalon dhe e largon me forcë

Në të njëjtën kohë, nuk bëhet e ditur nëse mbi të rëndon ndonjë akuzë, meqë thuhet se ai ka qenë i dehur dhe nuk ka pasur kontroll. /Telegrafi/