Në Kaliningrad të Rusisë, një burrë i paemëruar ka dalë në mes të rrugës dhe e ka luajtur rolin e policit.
I dehuri ka mbajtur në dorë një shishe dhe në tjetrën një qese, ndërsa qëndronte në mes dhe hapte duart si një kontrollues trafiku, transmeton Telegrafi.
Por, veprimi tij nuk ka zgjatur shumë, pasi në vendin e ngjarjes ka shkuar njësiti i Policisë që e kanë larguar me forcë nga vendi ngjarjes.
Për fat të mirë, rasti është raportuar shpejtë dhe ai nuk është shtypur nga ndonjë veturë, e as veprimet e tij nuk kanë shkaktuar ndonjë problem në komunikacion.
Në të njëjtën kohë, nuk bëhet e ditur nëse mbi të rëndon ndonjë akuzë, meqë thuhet se ai ka qenë i dehur dhe nuk ka pasur kontroll. /Telegrafi/