Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë, ku shihen turistët duke qëndruar sipër një trapi të ndryshkur, në një liqe me krokodilë në Kinë.
Pasi këto fotografi kanë shkaktuar shqetësim të madh, ky atraksion turistik në Chonburi të Tajlandës, është ndaluar menjëherë, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e sigurisë i kanë kërkuar organizatorëve që ta largojnë këtë traget nga uji, dhe të mos e përdorin më.
Siç mund të shihet në fotografi, kjo lundër e çuditshme ka qëndruar mbi ujë sipër fuçive nga plastika.
Madje, ka pasur edhe rrethoja dhe kulm, por ka pasur dyshime sepse mund të shembet dhe njerëzit të përfundojnë në mes të krokodilëve. /Telerafi/