I arrestuari Hristo Zoto, lindur në Piskovë të Përmetit dhe banues në Durrës, është dënuar në dhjetorin e kaluar nga Gjykata e Gjirokastrës me gjashtë muaj burg, për veprën penale të “mashtrimit”.
Zoto, gjatë vitit 2009, ka mashtruar një shtetas tjetër nga Përmeti, duke i marrë atij 800 euro, me pretendimin se do ta ndihmonte për të shkuar në shtetin grek. /Telegrafi/