I ndaluari është 26-vjeçari Shyqyri Beu, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 ka grisur posterat e kandidatit të djathtë për komunën Kryevidh të Kavajës, Haki Viza.
Sipas policisë, denoncimi u bë nga vetë kandidati për Kryetar i Komunës Kryevidh në Kavajë, i cili deklaroi se disa shtetas i kanë hequr dhe grisur posterat e tij në zyrën elektorale.
26-vjeçari akuzohet nga prokuroria e rrethit për pengim të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese./Telegrafi/