Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë të Elbasanit, Valbona Begu “25-vjeçari Rudenc Çela, dyshohet të jetë autori i vjedhjes së 15. 000 eurove të shtetasit M. Bajrami,
në datën 12 të muajit qershor, shumë pranë pikës së karburantit "Kastrati", në Peqin”.
Mësohet se dy shtetasit udhëtonin me të njëjtin furgon nga Elbasani në drejtim të Durrësit. 25-vjeçari ka parë çantën që mbante në shtetasi M. Bajrami dhe në momentin kur shoferi i furgonit ka ndaluar që të mbushë makinën me karburant, 25-vjeçari ka hapur derën e pasme të furgonit, i ka tërhequr shtetasit M. Bajrami çantën dhe është larguar me vrap./Telegrafi/