Forcat e rendit në Straffordshire të Anglisë, e kanë ndaluar një shofer që po voziste pa e vënë rripin e sigurisë, ndërsa më pas ia zbuluan edhe shumë shkelje tjera.
Drejtuesi i Ford Focusit ishte një 15-vjeçar, që nuk kishte patentë, ndërsa makina ishte pa regjistrim, transmeton Telegrafi.
Së bashku me të atin në pjesën e pasme, ai po voziste për në kopsht ku do ta linte motrën katërvjeçare.
Nuk bëhet e ditur se çfarë dënimi e pret shoferin e ri, si dhe prindin që e lejoi të dilte në atë formë në rrugë të hapur. /Telegrafi/