Telegrafi

Ndalohen tre shtetas turq në kalimin kufitar “Tabanoc”

Tre shtetas të Turqisë janë arrestuar në kalimin kufitar “Tabanoc” për shkak të dyshimeve për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

Siç informojnë nga MPB, dje rreth orës 13:20 në kalimin kufitar “Tabanoc” gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se A.S (23), M.B (39) dhe V.B (30), të gjithë nga Turqia, kanë poseduar pasaportë të falsifikuar.

Nga MPB thonë se të tre të dyshuarit janë dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/