Site icon Telegrafi

Ndalohen tre shtetas gjerman në Shkup, janë sjellur në mënyrë agresive me policinë

MPB njofton se ka ndaluar tre shtetas të Gjermanisë, për shkak se janë sjellur në mënyrë agresive me policinë.

“Dje në ora 22:15 në rrethinën e Komunës së Aerodromit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë ndaluar 18-vjeçarin K.XH.F.S., 20-vjeçarin T.A.L. dhe 19-vjeçari M.M.A., të gjithë nga Republika Federale e Gjermanisë, pasi me sjellje agresive ndaj punonjësve të policisë të cilët kryenin veprime zyrtare kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike”, njoftojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Exit mobile version